Njësia për Koordinimin e buxhetit
Njësia për Koordinimin e buxhetit merret me realizimin e përgjegjësive që kanë të bëjnë me:
- Përgatitja e buxhetit të komunës, ndryshimin dhe plotësimin e tij
- Monitorimi i realizimit të buxhetit të komunës
- Përgatitja e informatave dhe raporteve për realizimin e buxhetit të komunës
- Monitorimi dhe zbatimi i rregulloreve ligjore në fushën e punës buxhetore
- Përgatitja e planeve financiare vjetore, kuartale dhe mujore për buxhetin e komunës dhe organeve të saj
- Dhënia e mendimeve sipas propozimakteve të përgatitura nga njësitë e tjera organizative në komunë dhe propozimaktet e subjekteve të tjera që kanë ose mund të kenë implikime financiare në buxhetin e komunës.
- Përgatitja e raporteve për programet, projektet dhe kontratat e realizuara
- Përgatitja e një raporti për aktivitetet për ngritjen dhe zhvillimin e menaxhimit financiar dhe kontrollit
- Kontroll matematikor, formal dhe i rregullsisë së dokumentacionit kontabël përpara kryerjes së pagesës bazuar në listat kontrolluese të përgatitura.
- Kontrolli i përgjithshëm i dokumentacionit kontabël pas realizimit të pagesës dhe
- Punë të tjera që do të përcaktohen në kuadër të kompetencave sipas ligjeve dhe rregulloreve tjera