Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njësia për Çështje normative – juridike, administrative dhe të përgjithshme merret me realizimin e përgjegjësive që kanë të bëjnë me:

  • Monitorimin e ligjeve dhe rregulloreve tjera në fushën e vetëqeverisjes lokale dhe hartimin e mendimeve lidhur me projektligjet dhe aktet nënligjore në fushën e vetëqeverisjes lokale.
  • Në kuadër të kompetencave të saj do t’i kryej punët në kompetencë të komunës në zyrat në Vraneshticë, Drugovë, Zajas dhe Osllome.
  • Përgatitja e rregulloreve dhe akteve të miratuara nga autoritetet komunale
  • Hartimi i vendimeve dhe akteve tjera të përgjithshme që nuk janë në kompetencë të drejtorive tjera të administratës komunale.
  • Dhënia e mendimeve për pajtueshmërinë e akteve komunale me ligjet dhe rregulloret tjera republikane
  • Dhënia e mendimeve lidhur me zbatimin e ligjeve dhe rregulloreve tjera nga komuna
  • Përgatitja e informacioneve, analizave dhe materialeve të tjera për gjendjen në punët juridike që zhvillohen në komunë.
  • Përfaqësimi i komunës para gjykatave dhe para organeve dhe institucioneve tjera kompetente
  • Ndjekja e rregulloreve në fushën e punës në zyre dhe arkivore
  • Mbajtja e librit të shenjave arkivore dhe librave të shënimeve arkivore
  • Arkivimi periodik i dokumentacionit komunal sipas afatit ligjor për ruajtjen e tij në arkivin e komunës.
  • Pranimi dhe regjistrimi në librat afarist të dokumenteve të komunës dhe mbajtja e tyre deri në asgjësimin e tyre, gjegjësisht dorëzimin e tyre në Arkivin Shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
  • Propozimi dhe zbatimi i strategjisë për futjen e sistemit informativ në komunë
  • Punon në përkthim dhe lektorim dhe ofrimin e përkthimit me gojë, me shkrim dhe të njëkohshëm për nevojat e kryetarit të komunës dhe administratës komunale.
  • Kryerja e punëve në fushën e mbrojtjes civile (në fushën e mbrojtjes dhe shpëtimit të qytetarëve dhe të mirave materiale nga shkatërrimet ushtarake dhe fatkeqësitë natyrore dhe aksidentet e tjera dhe nga pasojat e shkaktuara prej tyre)
  • Kujdesi për parkun e automjeteve të komunës
  • Punime korriere
  • Ruajtja e higjienës në objektet afariste të komunës
  • Printimi dhe fotokopjimi i materialeve
  • Riparimet dhe mirëmbajtja e objekteve afariste të komunës dhe
  • Punë të tjera që do të përcaktohen në kuadër të kompetencave sipas ligjeve dhe rregulloreve tjera
Back to top