Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njësia për Zhvillim Ekonomik Lokal merret me realizimin e përgjegjësive që kanë të bëjnë me:

  • Planifikimin e zhvillimit ekonomik lokal të komunës
  • Propozimi dhe përcaktimi i prioriteteve zhvillimore dhe strukturore të komunës
  • Propozimi dhe zbatimi i masave për të mbështetur zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe sipërmarrjes në komunë.
  • Kordinimi i aktiviteteve lidhur me marrjen dhe drejtimin e donacioneve për qëllime zhvillimore
  • Monitorimi i gjendjes së ekonomisë në komunë
  • Përgatitja e informacionit të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik lokal
  • Propozimi i masave për zhvillimin e bujqësisë, tregtisë, hotelierisë, zejtarisë dhe turizmit në komunë.
  • Mbajtja e evidencës së personave juridikë që ushtrojnë veprimtari ekonomike në territorin e komunës
  • Zbatimi i kërkesës për regjistrimin dhe mbajtjen e regjistrit të personave që ushtrojnë veprimtari tregtare në shkallë të vogël, veprimtari turistike në shkallë të vogël dhe veprimtari hotelierike në shkallë të vogël.
  • Pjesëmarrja në procedurën e çertifikimit të standardeve ushqimore
  • Punon për themelimin, financimin dhe ndihmën e punës së bashkësive urbane dhe bashkësivë lokale në territorin e komunës.
  • Monitorimi i punës së vetëqeverisjes lokale
  • Sugjerimi i masave për tejkalimin e problemeve me të cilat ballafaqohet vetëqeverisja lokale
  • Propozimi dhe zbatimi i masave dhe aktiviteteve për promovimin e vetëqeverisjes lokale
  • Kordinimi i aktiviteteve të vetëqeverisjes lokale në përputhje me aktivitetet e përgjithshme të komunës
  • Propozimi i shfuqizimit të disa komuniteteve urbane apo lokale bazuar në një analizë të funksionimit dhe situatës
  • Bashkëpunon me institucionet e pushtetit qendror në lidhje me të gjitha çështjet e vetëqeverisjes lokale
  • Përgatitja e raporteve për çështjet në lidhje me të cilat është ngritur iniciativa para Qeverisë së RMV-së dhe për rezultatet e arritura të atij aktiviteti.
  • Vendosja dhe kordinimi i bashkëpunimit të komunës me shoqatat e qytetarëve, fondacionet dhe organizatat e tjera shoqërore që veprojnë në territorin e komunës dhe jashtë saj dhe monitoron punën e tyre.
  • Propozimi i masave për mbështetjen e aktiviteteve të shoqatave të qytetarëve, fondacioneve dhe organizatave të tjera shoqërore
  • Propozon dhe zbatimin e masave për pjesëmarrje në shoqatat e qytetarëve, fondacioneve dhe organizatave të tjera shoqërore në procedurat për përgatitjen e dokumenteve strategjike dhe zhvillimore të komunës dhe
  • Punë të tjera që do të përcaktohen në kuadër të kompetencave sipas ligjeve dhe rregulloreve tjera
Back to top