Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njësia Territoriale e zjarrfikësve merret me realizimin e përgjegjësive që kanë të bëjnë me:

  • Shuarja e zjarreve në territorin e Komunës, pra në territorin që ajo mbulon
  • Largimi i rrezikut të menjëhershëm për ndezjen e zjarrit
  • Shpëtimi i jetës së qytetarëve dhe mbrojtja e pronave të rrezikuara nga zjarret dhe shpërthimet
  • Dhënia e asistencës teknike në situata të rrezikshme
  • Kryerja e punëve të tjera në rast aksidentesh dhe incidentesh
  • Kryen shërbime jofitimprurëse për përmirësimin e pajisjeve teknike dhe kushteve të punës, të cilat nuk pengojnë ose pamundësojnë kryerjen e funksionit nga alinejat  e mëparshme të këtij paragrafi .
  • Së bashku me njësitë territoriale të zjarrfikësve të komunave në RMV të përcaktuara me ligj, veprojnë si njësi zjarrfikëse të RMV me qëllim të veprimit operativ gjatë shuarjes së zjarreve të mëdha në të gjithë territorin e RMV.
  • Ofrimi i ndihmës kur kërkohet për të shuar zjarret në shtetet tjera
  • Mbajtja e shënimeve të veçanta për zjarret, shpërthimet, intervenimet për shuarjen  dhe intervenimet për ngjarje të tjera sipas një metodologjie unike dhe raportimi në Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim dhe Komunën e Kërçovës.
  • Testimi dhe kontrolli periodik i korrektësisë së pajisjeve zjarrfikëse në dispozicion të Njësisë Territoriale të Zjarrfikjes
  • Riparimi dhe mirëmbajtja mekanike e vazhdueshme
  • Mbrojtja e objekteve nga zjarri, delegacionet, tubimet publike, sportet dhe ngjarje të tjera, në kordinim me Ministrinë e Punëve të Brendshme.
  • Bashkëpunon me komunat zonat e të cilave mbulon, duke edukuar qytetarët për mbrojtjen nga zjarri, nëpërmjet organizimit dhe leksioneve, përmes mediave dhe organizimit të aktiviteteve të tjera.
  • Çështje të tjera që do t’i besohen autoritetit sipas ligjeve dhe rregulloreve të tjera
Back to top