Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njësia për Udhëheqjen e burimeve njerëzore kryen përgjegjësitë që lidhen me:

  • Monitorimi, studimi dhe zbatimi i rregulloreve ligjore në fushën e vetëqeverisjes lokale, punëve dhe marrëdhëniet zyrtare.
  • Përgatitja e propozim-vendimit për organizimin, fushëveprimin dhe mënyrën e kryerjes së detyrave të administratës komunale, propozim-rregullore për sistemimin e vendeve të punës në administratën komunale, si dhe ndryshimet dhe plotësimet në këto akte.
  • Përditësimi i bazës së të dhënave zgjedhore për punonjësit
  • Menaxhimi i dosjeve personale të të gjithë punonjësve në administratën komunale
  • Mbajtja e shënimeve të frekuentimit të punonjësve në punë, si dhe marrja dhe përpunimi i të dhënave të pushimit mjekësor, kontrolli dhe dërgimi i tyre në Sektorin për çështje financiare.
  • Zbatimi i procedurës për punësimin e nëpunësve civilë dhe personave pa statusin e nëpunësit civil
  • Plotësimi dhe dorëzimi i formularëve të DS në Regjistrin qendror të nëpunësve civil që mbahet nga Ministria për Shoqëri  Informatike dhe Administratë.
  • Kordinimi i procesit të vlerësimit të nëpunësve civilë
  • Kordinimi dhe përgatitja e planit për shfrytëzimin e pushimeve vjetore dhe hartimi i zgjidhjeve për pushimet vjetore
  • Bashkëpunimi me Ministrinë për Shoqëri Informative dhe Administratë lidhur me të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me Ligjin për nëpunësin civil në fushën e trajnimit.
  • Propozimi i masave për sigurimin e kushteve optimale të punës për punonjësit dhe përmirësimin e tyre në zbatim të akteve ligjore dhe nënligjore në kompetencë të komunës.
  • Përgatitja e programit vjetor të trajnimit për nëpunësit civilë dhe punonjësit e administratës komunale pa statusin e nëpunësit civil
  • Përgatitja dhe përpunimi i të dhënave në lidhje me burimet njerëzore dhe përpunimi i dokumentacionit për përgatitjen e analizave dhe informacionit të nevojshëm për përgatitjen e planeve vjetore të trajnimit.
  • Analiza e nevojave për trajnim të nëpunësve civilë, përgatit  program trajnimi vjetor,  buxhet për realizimin e programit vjetor të trajnimit, kurrikulat për përzgjedhjen e trajnerëve, kordinon dhe monitoron procesin e realizimit të programit vjetor të trajnimit dhe vlerësimin e trajnimet nga aspekti i aplikimit të njohurive të marra nga trajnimet e kryera
  • Përgatit një raport gjashtëmujor për trajnimin e kryer të specializuar për nëpunësit civilë dhe ia paraqet Ministrisë për Shoqëri Informative dhe Administratë në formë elektronike dhe të printuar.
  • Zhvillimi i specifikimeve teknike për përzgjedhjen e organizatave të jashtme për përgatitjen e programeve të trajnimit dhe zbatimin e tyre për nevojat e Komisionit të furnizime publike.
  • Përgatit kontrata për rregullimin e të drejtave dhe detyrimeve të ndërsjella gjatë formimit dhe zhvillimit profesional të nëpunësve civilë sipas kërkesës së organit.
  • Monitorimin dhe zbatimin e rregulloreve të fushës ku punon, bashkëpunon me nëpunës të tjerë civilë dhe ndihmon në realizimin e kompetencave të tjera nga fushëveprimi i njësisë dhe
  • Gjëra të tjera që do të përcaktohen në kuadër të kompetencave sipas ligjeve dhe rregulloreve tjera
Back to top