Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njësia për Efikasitet energjetik dhe Burimeve të energjisë së rinovueshme merret me realizimin e përgjegjësive që kanë të bëjnë me:

  • Përgatitjen dhe zbatimin e Programit për Efikasitet të Energjisë të Komunës
  • Monitorimi dhe raportimi për zbatimin e Programit për Efikasitet të Energjisë të komunës
  • Përgatitja e buxheteve për efikasitet  energjetik dhe burimeve të rinovueshme të energjisë së komunës
  • Operon dhe menaxhon bazën e të dhënave për objektet komunale
  • Identifikon dhe afron burimet e financimit për projektet e efikasitet energjetik dhe burimeve të energjisë së rinovueshme
  • Hartimi i Programit të efikasitet energjetik për një periudhë pesëvjeçare në përputhje me ligjin
  • Përditësimi i bazës së të dhënave për Programin e efikasitet energjetik në të gjitha segmentet – ndriçimin rrugorë, objektet nën kompetencë të komunës, shkollat, kopshtet, komunitetet lokale dhe përditësimi i parametrave mujore në bazën e të dhënave.
  • Monitorimi i vazhdueshëm i parametrave dhe efekteve të Programit për efikasitet energjetik dhe përgatitja e një raporti vjetor për realizimin e programit si detyrim para Këshillit Komunal.
  • Mbikëqyrje profesionale dhe përgatitja e raporteve dhe revizioneve të programeve për efikasitet energjetik
  • Përgatitja e projekteve të reja për plotësimin e Programit në baza vjetore deri në fund të periudhës pesëvjeçare dhe miratimi i një të riut për pesë vitet e ardhshme
  • Përgatitja e programit për ndriçimin publik dhe pjesëmarrja në zbatimin, mirëmbajtjen dhe rikonstruimin e tij
  • Pëergaditja e projekteve në fushën e partneritetit publiko-privat në fushën e burimeve alternative dhe të rinovueshme të energjisë (gaz natyror, ujëra gjeotermale, energji diellore, energji e erës) me subjekte të interesuara.
  • Zbatimi i Rregullores për ndërtesat me efikasitet energjetik në pjesën e kategorizimit të këtyre objekteve
  • Monitorimi i përvojave të vendeve anëtare të BE-së në drejtim të efikasitetit energjetik dhe mbrojtjes së mjedisit jetësorë dhe zbatueshmërisë së tyre në kushtet tona.
  • Inicimi i projekteve që do të propozohen për mbështetje nga donatorë dhe subjekte ndërkombëtare, të huaj dhe vendas
  • Organizimi dhe pjesëmarrja e komunës në konkurse për projekte të subjekteve vendase dhe të huaja në fushën e kompetencës së njësisë dhe
  • Punë të tjera që do të përcaktohen në kuadër të kompetencave sipas ligjeve dhe rregulloreve tjera
Back to top