Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njësia për Urbanizëm dhe Planifikim hapësinor merret me realizimin e përgjegjësive që kanë të bëjnë me:

  • Propozimi dhe realizimi i programit për rregullimin e hapësirës në komunë
  • Dhënia e propozimeve dhe mendimeve lidhur me procedurën për miratimin e planeve urbanistike në komunë
  • Iniciativë dhe propozime për miratimin dhe ndryshimin e planeve urbanistike në komunë
  • Monitorimi dhe zbatimi i procedurës për miratimin e planeve të reja urbanistike, planeve urbanistike jashtë vendbanimit dhe planeve urbanistike për fshatrat e komunës.
  • Zbatimi i planeve dhe projekteve urbanistike
  • Çështjet që kanë të bëjnë me planifikimin urbanistik dhe rural në komunë
  • Përgatitja e bazës së informacionit dhe dokumentacionit për përgatitjen, miratimin ose ndryshimin e planeve të detajuara urbanistike në komunë.
  • Propozimi dhe vendosja e standardeve për ngritjen e objekteve të përkohshme, mobiljeve dhe pajisjeve urbane në territorin e komunës.
  • Përgatitja e pëlqimeve për vendosjen e objekteve të përkohshme, mobiljeve dhe pajisjeve urbane në territorin e komunës
  • Përgatitja e akteve, materialeve ekspertiza-analitike dhe materiale të tjera në fushën e urbanizmit dhe planifikimit hapësinor.
  • Përgatitja dhe dhënia e çertifikatës nga dokumentacioni i planit
  • Përgatitija dhe dhënia e miratimeve për ndërtimin e objekteve me rëndësi vendore
  • Përgatitja dhe dhënia e lejeve për shfrytëzimin e objekteve me rëndësi vendore
  • Përgatitja dhe dhënia e miratimeve për përshtatjen e objekteve me rëndësi vendore
  • Përgatitja dhe dhënia e miratimeve për shëndërrimin e objekteve me rëndësi vendore
  • Përgatitja dhe nxjerrja e protokolleve
  • Përcakton vlefshmërinë e akteve administrative të nxjerra dhe
  • Punë të tjera që do të përcaktohen në kuadër të kompetencave sipas ligjeve dhe rregulloreve tjera
Back to top