Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njësia për Veprimtari komunale, Infrastrukturë dhe Trafik merret me realizimin e  përgjegjësive që kanë të bëjnë me:

  • Zbatimi i programit për zhvillimin e tokës ndërtimore të komunës
  • Zbatimi i programit për ndërtimin e infrastrukturës dhe objekteve kapitale
  • Përgatitja e një propozimi për një program dhe strategji afatmesme dhe afatgjatë për zhvillimin e furnizimit me ujë, furnizimin me ujë teknologjik, si dhe largimin dhe pastrimin e ujërave të zeza në komunë.
  • Ndërtimi dhe rikonstruksioni i rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimeve, rregullimi dhe mirëmbajtja e shtretërve të lumenjve dhe kanaleve rregulluese në territorin e komunës dhe propozimi i masave për përmirësimin e tij.
  • Monitorimin dhe analizimin e situatës në fushën e higjienës komunale, ndërtimin, rikonstruksionin dhe shfrytëzimin e parqeve të gjelbra dhe varrezave në territorin e komunës, si dhe mirëmbajtjen e rikonstruimin të këndeve të lojërave për fëmijë dhe sportive, vendosjen e pajisjeve urbane, tabelave informuese dhe të tjera, si dhe propozimin e një programi dhe masash për promovimin e tyre
  • Organizimi i dezinfektimit, dezinsektimit dhe deratizimit në territprin e komunës
  • Propozimi i masave dhe programeve për zhvillimin e komunikacionit në territorin e komunës dhe ndërtimin dhe mirëmbajtjen e sinjalistikës së komunikacionit rrugor.
  • Propozimi i masave për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e parkingjeve publike
  • Punimet lidhur me ndërtimin, rikonstruksionin dhe mirëmbajtjen e ndriçimit publik në rrugët e shërbimit dhe të banimit
  • Propozimi i masave për ndërtimin, rindërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve lokale, këmbësorëve dhe shtigjeve të rregulluara
  • Propozimi i masave për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e tregjeve në territorin e komunës
  • Organizimi i transportit publik të udhëtarëve dhe
  • Punë të tjera që do të përcaktohen në kuadër të kompetencave sipas ligjeve dhe rregulloreve tjera
Back to top