Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njësia për Koordinimin e buxhetit merret me realizimin e përgjegjësive që kanë të bëjnë me:

  • Përgatitja e buxhetit të komunës, ndryshimin dhe plotësimin e tij
  • Monitorimi i realizimit të buxhetit të komunës
  • Përgatitja e informatave dhe raporteve për realizimin e buxhetit të komunës
  • Monitorimi dhe zbatimi i rregulloreve ligjore në fushën e punës buxhetore
  • Përgatitja e planeve financiare vjetore, kuartale dhe mujore për buxhetin e komunës dhe organeve të saj
  • Dhënia e mendimeve sipas propozimakteve të përgatitura nga njësitë e tjera organizative në komunë dhe  propozimaktet e subjekteve të tjera që kanë ose mund të kenë implikime financiare në buxhetin e komunës.
  • Përgatitja e raporteve për programet, projektet dhe kontratat e realizuara
  • Përgatitja e një raporti për aktivitetet për ngritjen dhe zhvillimin e menaxhimit financiar dhe kontrollit
  • Kontroll matematikor, formal dhe i rregullsisë së dokumentacionit kontabël përpara kryerjes së pagesës bazuar në listat kontrolluese të përgatitura.
  • Kontrolli i përgjithshëm i dokumentacionit kontabël pas realizimit të pagesës dhe
  • Punë të tjera që do të përcaktohen në kuadër të kompetencave sipas ligjeve dhe rregulloreve tjera
Back to top