Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Këshilli i Komunës së Kërçovës është organ përfaqësues i qytetarëve i cili vendos në bazë të kompetencave të përcaktuara në pajtim me Ligjin.

Këshilli i Komunës së Kërçovës përbëhet nga 23 anëtarë të zgjedhur në zgjedhje të përgjithshme, të drejtpërdrejta, të lira dhe demokratike.

Anëtarët e Këshillit zgjidhen për një mandat katërvjeçar, përfaqësojnë qytetarët dhe në Këshill vendosin sipas bindjes së tyre.

(1) Këshilli:

  1. Miraton statutin e komunës dhe rregulloret tjera;
  2. Miraton buxhetin dhe llogarinë vjetore të komunës;
  3. Përcakton lartësinë e burimeve vetanake të të ardhurave për financimin e komunës, brenda kufijve të përcaktuara me ligj;
  4. Krijon shërbime publike në korniza të kompetensës sëe komunës dhe mbikëqyr punën e tyre;
  5. Emërton anëtarë në bordet drejtuese të shërbimeve publike, të cilat i themeloi;
  6. Miraton programet e punës dhe planet financiare për financimin e shërbimeve publike, të cilat i ka krijuar komuna;
  7. Miraton raportet për realizimin e buxhetit dhe llogarisë vjetore të komunës;
  8. Vendos për mënyrën e menagjimit me pronat e komunës;
  9. Miraton raportet për punën dhe llogaritë vjetore të shërbimeve publike, të cilat i themelon komuna;
  10. Vendos për mënyrën e menagjimit me pronat e komunës;
  11. Vendos për mënyrën e kryerjes së kontrollit financiar të buxhetit të komunës, në pajtim me ligjin;
  12. Zgjedh personin që drejton me njësinë rajonale të Ministrisë së Punëve të Brendshme në komunë, në përputhje me ligjin;
  13. Shqyrton dhe miraton raportin vjetor për sigurinë publike në territorin e komunës, të cilin ia dorëzon Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Avokatit të Popullit;
  14. Mund t’i bëjë rekomandime drejtuesit të njësisë rajonale të Ministrisë së Punëve të Brendshme në fushën e sigurisë publike dhe sigurisë në komunikacion; dhe
  15. Kryen edhe detyra të tjera të përcaktuara me ligj.

(2) Nëse këshilli nuk i miraton raportet nga paragrafi (1), pikat (7) dhe (9) të këtij neni, mund të
iniciojë procedurë për ushtrimin e kontrollit mbi punët materiale dhe financiare pranë organit
kompetent për mbikëqyrje.

(3) Personi drejtues nga paragrafi (1) pika 12 të këtij neni zgjidhet nëse për të kanë votuar
shumica e të gjitha këshillave të komunave, të cilat i përfshin njësia territoriale e Ministrisë së
Punëve të Brendshme.

Back to top