Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njësia për Furnizime publike merret me realizimin e përgjegjësive që kanë të bëjnë me:

  • Monitorimi i rregulloreve ligjore dhe nënligjore në fushën e furnnizimit publik dhe kujdesi për pranimin e tyre.
  • Organizimi dhe zbatimi i procedurës për furnizim publik për nevojat e komunës
  • Përgatitja e planit vjetor për furnizim publik brenda afatit të përcaktuar ligjor sipas llojeve të mallrave, shërbimeve dhe punëve.
  • Përgatitja e propozim-vendimit për (mos)zgjedhjen e ofertuesit më të favorshëm ose për anulimin e thirrjes për prokurim publik.
  • Përgatitja e njoftimit për zgjedhjen e ofertuesit më të favorshëm dhe dërgimi i tij tek të gjithë pjesëmarrësit në thirrjen publike.
  • Përgatitja dhe publikimi i shpalljeve për furnizim publik
  • Përgatitja e dokumentacionit për furnizim publik në bashkëpunim me Sektorët dhe Njësitë kompetente të administratës komunale
  • Mbajtja e regjistrit të procedurave për furnizim publik dhe dërgimi i të dhënave në Byronë e Furnizimit Publik.
  • Ofrimi i asistencës profesionale dhe teknike për Komisionin e Furnizimit Publik
  • Përgatitja e raporteve për zbatimin e furnizimit publik dhe
  • Punë të tjera që do të përcaktohen në kuadër të kompetencave sipas ligjeve dhe rregulloreve tjera
Back to top