Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Dr.Sci. Fatmir Dehari, kërcovari tipik, i popullit të Kërçovës, pjesë e pandashme e jetës së kombit të tij, njeriu që përfaqëson dhe mishëron, dhembjen, sakrificën dhe guximin e një kërçovari gjatë shekujve. Mishërim i spontanitetit, humanizmit, mirësisë, intelektualitetit, komunikimit në kohë paqeje dhe i guximit, sakrificës dhe heroizmit në kohë të vështira të popullit të tij. Dashamirës dhe pjesë e të gjithëve në jetën e përditshme dhe menaxhimin institucional. Bashkëndjen gëzimin dhe vuajtjen e secilit, pa paragjykime ndaj askujt pavarësisht profilit social apo intelektual të dikujt që miqësisht takohet me të. Me përkushtimin e një olimpiku: “më mirë, më shpejt, më lart”. Krenari e të gjithëve për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e popullit te tij!

I lindur më 17.09.1974, në fshatin Serbicë, Kërçovë. Shkollën fillore e kreu në fshatin Serbicë, Komuna e Osllomesë, kurse të mesmen në Elbasan, Republika e Shqipërisë.
Studimet i ka kryer në Universitetin e Prishtinës në vitin 1998. Pas studimeve, punon në Gjimnazin “Xhevdet Doda”, në Prishtinë si mësimdhënës. Deri në vitin 2001 punon si asistent në Universitetin e Prishtinës dhe Tetovës.
Në vitin 2001 e gjejmë në zemrën e aktiviteteve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Oficer i lartë lufte pranë shtabit të përgjithshëm të UÇK-së.

Në periudhën 2002 – 2006 emërohet zëvendës ministër i Punëve të Brendshme. Në vitin 2008, emërohet drejtor i njësisë rajonale Kërçovë, në Postat e Maqedonisë. Në zgjedhjet lokale të vitit 2009 zgjidhet kryetar i Komunës së Osllomesë.

Në vitin 2011 magjistron dhe më pas (2015) edhe doktoron në Universitetin e Tiranës në Fakultetin e Shkencave Sociale në departamentin e punës dhe politikës sociale. Mban titullin doktor i Punës Sociale. Ligjërues në Universitetin Shtetëror të Tetovës.

Ka njohuri të gjuhës frënge, angleze, serbo-kroate dhe maqedone.
I martuar dhe baba i tre fëmijëve.

Back to top