Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Popullsia e përgjithshme në Komunën e Kërçovës sipas regjistrimit të vitit 2021 është 39.669 me 13.787 amvisëri dhe 24.872 banesa.

Në vitin 2013 Komunës së Kërçovës iu bashkëuan komunat Zajas, Drugovë, Vraneshticë dhe Oslomej. Të dhënat i referohen numrit të përgjithshëm të popullsisë në këto komuna.

Popullsia dhe karakteristikat demografike në Rajonin Jugperëndimor i Planifikimit

Në territorin prej 3,340 km, në 286 vendbanime, jetojnë gjithsej 222,064 banorë, nga të cilët 50,15 përqind janë burra. Vlerësimi për vitin 2008 është se numri i banorëve në Republikën e Maqedonisë është 2,048,619, që do të thotë se në territorin e rajonit planifikues Jugperëndimor jetojnë 10,83 përqind e popullsisë së përgjithshme në vend. Sidoqoftë, për sa i përket shpërndarjes së popullsisë brenda rajonit Jugperëndimor, dallimi i madh ndër-komunal është karakteristik, si dhe ndryshimi sipas vendbanimeve. Në tre komuna në rajon – Strugë, Ohër dhe Kërçovë jetojnë 79,19 përqind e popullsisë së përgjithshme në rajon. Dendësia mesatare e popullsisë në vend është 81.3 banorë, dhe në rajonin e planifikimit Jugperëndimor është 66.4 për km.

Back to top