Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

NJOFTIM

Komuna e Kërçovës njofton qytetarët se është në fazën e realizimit të projekteve për përmirësimin e infrastrukturës rrugore edhe atë: rrugën ,,Boris Kidriç ”,,Uzhiçka Republika ” dhe rrugën lokale që lidh fshatin Greshnicë me fshatin Dllapkindoll. Për realizimin e këtyre projekteve Komuna e Kërcovës ka siguruar mjete finansiare nga Banka Botërore, kredi e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa të shpërndara si grant për komunat në RMV nga ,, Projekti për lidhjen e rrugëve lokale ”, në bazë të Vendimit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut me nr.44-1193/4 të datës 4.2.2020.

Komuna informon, se për realizimin e këtyre projekteve ka hyrë në fazën e tenderit të 2-të e cila udhëhiqet nga njësia për zbatimin e projektit pranë Ministrisë  për Transport dhe Lidhje.

Back to top