Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Për nevojat e Projektit për lidhje të rrugëve lokale në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, Komuna e Kërçovës ka aplikuar me tre nën-projekte për Rindërtimin e rr. “Boris Kidriç”, “Uzhiçka Republika” dhe rruga që lidh v.b. Greshnicë – Llapkindoll, e cila është pjesë e Tenderit 2, i cili projekt së shpejti do të fillojë zbatimin e tyre në terren. Përveç legjislacionit kombëtar në fushën e mjedisit, ne jemi të detyruar të pajtohemi me Kornizën për Mjedisin Jetësor dhe Aspektet Sociale të Bankës Botërore, e cila po financon Projektin.

Për realizimin e këtij projekti, Komuna e Kërçovës përmes Njësisë për Zbatimin e Projektit (EIP) ka krijuar një mekanizëm për informimin e publikut dhe monitorimin aktiv të implementimit të projektit dhe mundësinë për monitorim aktiv të punëve ndërtimore, në përputhje me politikat dhe kërkesat në fushën e mjedisit jetësor dhe aspektet sociale të Bankës Botërore, gjegjësisht Korniza e Mjedisit Jetësor dhe Aspekteve Sociale – Standardi 10, për mjedisin jetësor dhe aspektet sociale.

Mekanizmi i ankesave dhe parashtresave funksionon në atë mënyrë që kontaktet të sigurohen nga një përfaqësues i Njësisë për Zbatimin e Projektit, persona të caktuar nga Komuna dhe përfaqësues të bashkësive lokale, dhe dokumenti tjetër është një Formular Ankesash dhe Parashtresash që duhet të plotësohet nga palët e interesuara, nëse kanë ndonjë problem gjatë punimeve të ndërtimit në terren dhe t’u dorëzohet personave të caktuar për Projektin, për t’u shqyrtuar dhe zgjidhur nga Kontraktuesi, Mbikëqyrësi dhe ekspertët e Njësisë për Zbatimin e Projektit të angazhuar.

Back to top