Sektori për Çështje juridike, Punë organizative dhe Veprimtari publike
Struktura
Njësia për Çështje normative – juridike, administrative dhe të përgjithshme
Njësia për Punët e këshillit dhe trupat punuese të këshillit
Kompetencat
Njësia për Çështje normative – juridike, administrative dhe të përgjithshme merret me realizimin e kompetencave që kanë të bëjnë me:
- Monitorimin e ligjeve dhe rregulloreve tjera në fushën e vetëqeverisjes lokale dhe kujdesi për zbatimin e tyre në Komunë.
- Përgatitja e rregulloreve dhe akteve që miratohen nga organet komunale
- Dhënia e mendimit për pajtueshmërinë e akteve komunale me ligjet dhe rregulloret tjera
- Përfaqësimi i komunës para gjykatave dhe para organeve dhe institucioneve tjera kompetente
- Punë në lidhje me çështjet pronësore dhe pronësore – juridike në komunë
- Propozimi dhe zbatimi i strategjisë për integrimin e sistemit informativ në komunë
- Pranimi dhe regjistrimi në librat afarist të dokumentave të komunës dhe ruajtja e tyre deri në asgjësimin e tyre, gjegjësisht dorëzimin e tyre në Arkivin Shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
- Kryerja e punëve në fushën e mbrojtjes civile (në fushën e mbrojtjes dhe shpëtimit të qytetarëve dhe të mirave materiale nga shkatërrimet ushtarake dhe fatkeqësitë natyrore dhe aksidentet e tjera dhe nga pasojat e shkaktuara prej tyre)
- Asistencë profesionale në përgatitjen dhe realizimin e seancave të Këshillit dhe të trupave punues të Këshillit.
- Dhënia e udhëzimeve për përgatitjen e procesverbaleve dhe përkujtuesjen për seancat e Këshillit dhe trupave punues të Këshillit.
- Përgaditja e konkluzioneve, opinioneve, raporteve dhe materialeve tjera për Këshillin dhe trupat punuese të Këshillit
- Formimin dhe përgatitjen e akteve të Këshillit për shpallje dhe botim
- Zbatimi i akteve origjinale që dalin nga seancat e Këshillit
- Krijimi, financimi dhe administrimi i shkollave të mesme dhe fillore në përputhje me ligjin si dhe në shërbime të tjera publike.
- Dhënia e mendimit dhe analizës së programeve, raporteve dhe akteve të tjera të shkollave, para miratimit nga Këshilli.
- Monitorimi i punës së bordeve drejtuese të shkollave dhe procedura për përzgjedhjen e drejtorëve të shkollave
- Organizimi i transportit dhe ushqimit për nxënësit
- Mbështetja institucionale e organizimeve kulturore dhe projekteve
- Përgatitja e projekteve dhe programeve për organizimin e manifestimeve kulturore
- Monitorimi i manifestimeve kulturore në komunë
- Zhvillimi i aktiviteteve sportive dhe rekreative
- Organizimi i aktiviteteve dhe eventeve sportive
- Mbështetja e sindikatave sportive
- Monitorimi i situatës në fushën e arsimit (parashkollor, fillor, të mesëm), kulturës, sportit, shëndetësisë, mbrojtjes sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve në kuadër të kompetencave ligjore.
- Ndjekja e rregulloreve të këtyre fushave
- Propozimi i masave dhe aktiviteteve në fushën e arsimit (parashkollor, fillor, të mesëm), kulturës, sportit, shëndetësisë, mbrojtjes sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve në kuadër të kompetencave ligjore dhe
- Gjëra të tjera që do të përcaktohen në kuadër të kompetencave sipas ligjeve dhe rregulloreve tjera