Aktivitetet – NJTKZ Kërçovë
Komuna e Kërçovës dhe Komuna e Makedonski Brodit marrin pjesë në BN (bashkëpunim ndërkomunal) në fushën e parandalimit dhe mbrojtjes nga krizat, përmes NJTKZ për mbrojtje nga zjarri, sipas nevojave të paraqitura dhe mundësive që ofron programi i UNDP-së. – Komunat pas Covid – si shtytës të zhvillimit të qëndrueshëm.
Titulli i ri – Bashkëpunimi ndërkomunal për parandalimin dhe mbrojtjen nga krizat, është miratuar si në fazën e zbatimit ashtu edhe në aspekt të furnizimit të nevojave të njësive të NJTKZ, si dhe në drejtim të krijimit formal dhe procedural të BN.
Qëllimi i projektit është përmirësimi i kapaciteteve të NJTKZ në trajtimin e shfaqjeve të zjarreve dhe përballimin e tyre, si dhe përmirësimi i komunikimit, njoftimit të shpejtë dhe efikasitetit të punës nëpërmjet veprimit të përbashkët në kuadër të një partneriteti të krijuar formalisht.
Përfitues të drejtpërdrejtë të këtij projekti do të jenë NJTKZ e partnerëve komunalë në këtë projekt, si dhe komuna e Plasnicës, zona e së cilës mbulohet nga NJTKZ – Makedonski Brod.
Në kuadër të projektit janë parashikuar këto aktivitete:
- Vendosja e bashkëpunimit ndërkomunal
- Furnizimi i pajisjeve teknike
- Prezantimi i një mjeti IT për komunikim dhe raportim
- Realizimi i një fushate për shikueshmërinë e mjetit IT
- Hartimi i një plani dhe protokolli për reagim të shpejtë
Implementimi i Projektit përfundon në Dhjetor 2023 ndërsa bashkëpunimi do të vazhdojë sipas BN të vendosur edhe në vitet e ardhshme me shpresën se do të parandalojë dhe mbrojë nga shfaqjet e padëshiruara të zjarreve dhe llojeve të tjera të aksidenteve.