Njësia për Arsim
Njësia për Arsim, shëndetësi, mbrojtje sociale dhe të fëmijëve merret me realizimin e punëve që kanë të bëjnë me:
- Themelimi, financimi dhe administrimi i shkollave të mesme dhe fillore, në përputhje me ligjin
- Dhënia e mendimeve dhe analizimin e programeve, raporteve dhe akteve të tjera të shkollave para miratimit nga këshillit
- Monitorimi i punës së bordeve drejtuese të shkollave dhe procedura për përzgjedhjen e drejtorëve të shkollave
- Organizimi i transportit dhe ushqimit për nxënësit
- Monitorimi i situatës në fushën e arsimit (parashkollor, fillor, i mesëm)
- Përgatitja e analizave, informatave dhe raporteve për punët dhe kushtet në arsimin e mesëm në Komunën e Kërçovës.
- Përgatitja e propozimit për miratimin e programit vjetor të punës dhe raportit për zbatimin e programit vjetor të shkollave të mesme publike.
- Mbledhja e të dhënave dhe analizimi i propozimeve të shkollës për regjistrimin e nxënësve në vitin e parë të arsimit të mesëm.
- Përgatitja e propozimit për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme publike
- Përgatitja e raporteve për zbatimin e politikës së regjistrimit
- Përgatitja e propozimit për formimin e paraleleve me numër më të vogël të nxënësve në shkollat e mesme publike
- Mbajtja e evidencës për përfshirjen e fëmijëve në arsimin e mesëm dhe propozimi i masave për përmirësimin e situatës
- Monitorimi i situatës në lidhje me përfshirjen e fëmijëve me nevoja të veçanta në sistemin e arsimit të mesëm
- Përgatitja e propozimit për pezullimin e punës arsimore në situata emergjente
- Ngritja e iniciativës për ndryshimin dhe plotësimin programeve mësimore në shkollat e mesme publike të përhershme për plotësimin e nevojave të veçanta të Komunës në përputhje me nevojat e tregut të punës.
- Inicimi i aktiviteteve për aktivitete jashtëshkollore në shkollat e mesme publike
- Monitorimi i regjistrave të shkollave të mesme
- Dhënia e mendimit profesional për propozimet për themelimin e shkollave të mesme publike, konvikteve të nxënësve dhe institucioneve për arsimin e të rriturve.
- Përgatitja e propozimit për fillimin e procedurës për ndërprerjen e funksionimit të shkollave të mesme publike, konvikteve të nxënësve dhe institucioneve të arsimit të të rriturve.
- Përgatitja e masave dhe aktiviteteve për të mbështetur dhe ndihmuar iniciativat për modernizimin e shkollave dhe konvikteve të nxënësve.
- Ndërmarrja e aktiviteteve lidhur me kualifikimin e mëtejshëm të të rriturve
- Kryen edhe punë të tjera që do të përcaktohen në kuadër të kompetencave sipas ligjeve dhe rregulloreve tjera.
- Monitorimi i situatës në fushën e mbrojtjes sociale, mbrojtjes së fëmijëve dhe kujdesit shëndetësor në kuadër të kompetencave ligjore.
- Monitorimi i funksionimit të institucioneve dhe objekteve në këto zona
- Mundësimi i kujdesit social, shëndetësor dhe mbrojtjes së fëmijëve për zonën e komunës
- Krijimi dhe përditësimi i bazës së të dhënave nën kompetencë të njësisë
- Monitorimin e rregulloreve dhe dhënien e mendimeve në fushën e mbrojtjes sociale, mbrojtjes së fëmijëve dhe kujdesit shëndetësor në kuadër të kompetencave ligjore.
- Propozon masa dhe aktivitete në fushën e mbrojtjes sociale, mbrojtjes së fëmijëve dhe kujdesit shëndetësor në kuadër të kompetencave ligjore dhe
- Punë të tjera që do të përcaktohen në kuadër të kompetencave sipas ligjeve dhe rregulloreve tjera