Njësia për Çështje normative – juridike, administrative dhe të përgjithshme
Njësia për Çështje normative – juridike, administrative dhe të përgjithshme merret me realizimin e përgjegjësive që kanë të bëjnë me:
- Monitorimin e ligjeve dhe rregulloreve tjera në fushën e vetëqeverisjes lokale dhe hartimin e mendimeve lidhur me projektligjet dhe aktet nënligjore në fushën e vetëqeverisjes lokale.
- Në kuadër të kompetencave të saj do t’i kryej punët në kompetencë të komunës në zyrat në Vraneshticë, Drugovë, Zajas dhe Osllome.
- Përgatitja e rregulloreve dhe akteve të miratuara nga autoritetet komunale
- Hartimi i vendimeve dhe akteve tjera të përgjithshme që nuk janë në kompetencë të drejtorive tjera të administratës komunale.
- Dhënia e mendimeve për pajtueshmërinë e akteve komunale me ligjet dhe rregulloret tjera republikane
- Dhënia e mendimeve lidhur me zbatimin e ligjeve dhe rregulloreve tjera nga komuna
- Përgatitja e informacioneve, analizave dhe materialeve të tjera për gjendjen në punët juridike që zhvillohen në komunë.
- Përfaqësimi i komunës para gjykatave dhe para organeve dhe institucioneve tjera kompetente
- Ndjekja e rregulloreve në fushën e punës në zyre dhe arkivore
- Mbajtja e librit të shenjave arkivore dhe librave të shënimeve arkivore
- Arkivimi periodik i dokumentacionit komunal sipas afatit ligjor për ruajtjen e tij në arkivin e komunës.
- Pranimi dhe regjistrimi në librat afarist të dokumenteve të komunës dhe mbajtja e tyre deri në asgjësimin e tyre, gjegjësisht dorëzimin e tyre në Arkivin Shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
- Propozimi dhe zbatimi i strategjisë për futjen e sistemit informativ në komunë
- Punon në përkthim dhe lektorim dhe ofrimin e përkthimit me gojë, me shkrim dhe të njëkohshëm për nevojat e kryetarit të komunës dhe administratës komunale.
- Kryerja e punëve në fushën e mbrojtjes civile (në fushën e mbrojtjes dhe shpëtimit të qytetarëve dhe të mirave materiale nga shkatërrimet ushtarake dhe fatkeqësitë natyrore dhe aksidentet e tjera dhe nga pasojat e shkaktuara prej tyre)
- Kujdesi për parkun e automjeteve të komunës
- Punime korriere
- Ruajtja e higjienës në objektet afariste të komunës
- Printimi dhe fotokopjimi i materialeve
- Riparimet dhe mirëmbajtja e objekteve afariste të komunës dhe
- Punë të tjera që do të përcaktohen në kuadër të kompetencave sipas ligjeve dhe rregulloreve tjera