Njësia për Zhvillim Ekonomik Lokal
Njësia për Zhvillim Ekonomik Lokal merret me realizimin e përgjegjësive që kanë të bëjnë me:
- Planifikimin e zhvillimit ekonomik lokal të komunës
- Propozimi dhe përcaktimi i prioriteteve zhvillimore dhe strukturore të komunës
- Propozimi dhe zbatimi i masave për të mbështetur zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe sipërmarrjes në komunë.
- Kordinimi i aktiviteteve lidhur me marrjen dhe drejtimin e donacioneve për qëllime zhvillimore
- Monitorimi i gjendjes së ekonomisë në komunë
- Përgatitja e informacionit të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik lokal
- Propozimi i masave për zhvillimin e bujqësisë, tregtisë, hotelierisë, zejtarisë dhe turizmit në komunë.
- Mbajtja e evidencës së personave juridikë që ushtrojnë veprimtari ekonomike në territorin e komunës
- Zbatimi i kërkesës për regjistrimin dhe mbajtjen e regjistrit të personave që ushtrojnë veprimtari tregtare në shkallë të vogël, veprimtari turistike në shkallë të vogël dhe veprimtari hotelierike në shkallë të vogël.
- Pjesëmarrja në procedurën e çertifikimit të standardeve ushqimore
- Punon për themelimin, financimin dhe ndihmën e punës së bashkësive urbane dhe bashkësivë lokale në territorin e komunës.
- Monitorimi i punës së vetëqeverisjes lokale
- Sugjerimi i masave për tejkalimin e problemeve me të cilat ballafaqohet vetëqeverisja lokale
- Propozimi dhe zbatimi i masave dhe aktiviteteve për promovimin e vetëqeverisjes lokale
- Kordinimi i aktiviteteve të vetëqeverisjes lokale në përputhje me aktivitetet e përgjithshme të komunës
- Propozimi i shfuqizimit të disa komuniteteve urbane apo lokale bazuar në një analizë të funksionimit dhe situatës
- Bashkëpunon me institucionet e pushtetit qendror në lidhje me të gjitha çështjet e vetëqeverisjes lokale
- Përgatitja e raporteve për çështjet në lidhje me të cilat është ngritur iniciativa para Qeverisë së RMV-së dhe për rezultatet e arritura të atij aktiviteti.
- Vendosja dhe kordinimi i bashkëpunimit të komunës me shoqatat e qytetarëve, fondacionet dhe organizatat e tjera shoqërore që veprojnë në territorin e komunës dhe jashtë saj dhe monitoron punën e tyre.
- Propozimi i masave për mbështetjen e aktiviteteve të shoqatave të qytetarëve, fondacioneve dhe organizatave të tjera shoqërore
- Propozon dhe zbatimin e masave për pjesëmarrje në shoqatat e qytetarëve, fondacioneve dhe organizatave të tjera shoqërore në procedurat për përgatitjen e dokumenteve strategjike dhe zhvillimore të komunës dhe
- Punë të tjera që do të përcaktohen në kuadër të kompetencave sipas ligjeve dhe rregulloreve tjera