Njësia për Diasporë, Bashkëpunim ndërkombëtar dhe Marrëdhënie me publikun
Njësia për Diasporë, Bashkëpunim ndërkombëtar dhe Marrëdhënie me publikun merret me realizimin e përgjegjësive që kanë të bëjnë me:
- Punët dhe detyrat në njësinë e fushës së informimit të publikut dhe medias dhe transparencës në funksionimin e komunës.
- Organizimi i komunikimit me mediat në lidhje me aktivitetet e organeve komunale, ndërmarrjeve publike dhe shërbimeve publike të themeluara nga Komuna.
- Kordinimi i dhënies së informacionit dhe përgatitja e përgjigjeve për pyetjet e qytetarëve dhe gazetarëve
- Pranimi dhe kordinimi i dorëzimit të përgjigjeve të arsyetuara ndaj parashtruesve të kërkesave dhe propozimeve
- Përcaktimi i përmbajtjes dhe informacionit që vendoset në ueb faqen e komunës
- Bashkëpunimi me organizata ndërkombëtare, me organizata joqeveritare, humanitare dhe organizata të tjera
- Dhënia e propozimeve për fillimin ose nxitjen e bashkëpunimit të Komunës me qytetet e binjakëzuara, me palët dhe donatorët ndërkombëtarë, organizatat dhe kreditorët, personat e punësuar përkohësisht jashtë vendit, personat me qëndrim të përkohshëm jashtë vendit dhe mërgimtarët e tjerë nga diaspora me origjinë nga territori i komunës
- Koordinimi në realizimin e bashkëpunimit të komunës me qytetet e binjakëzuara, me donatorë, organizata dhe kreditorë të huaj dhe ndërkombëtarë, persona të punësuar përkohësisht jashtë vendit, persona me qëndrim të përkohshëm jashtë vendit dhe mërgimtarë të tjerë nga diaspora me origjinë nga territori i komunës.
- Zbatimi i programeve të bashkëpunimit me qytetet e binjakëzuara
- Komunikimi i drejtpërdrejtë me qytetarët, marrja e propozimeve
- Mbledhja e informacionit nga sektorët e veçant në administratën komunale, Këshilli i Komunës, ndërmarrjet publike dhe institucionet dhe shërbimet tjera publike të themeluara nga komuna.
- Analizë e konferencës ditore për Kryetarin e Komunës
- Ofrimi i informatave dhe përgatitja e përgjigjevendaj pyetjeve të qytetarëve me sektorët tjerë në administratën komunale
- Gjëra të tjera që do të përcaktohen në kuadër të kompetencave sipas ligjeve dhe rregulloreve tjera