Njësia për Revizion të brendshëm
Njësia për Revizion të brendshëm merret me realizimin përgjegjësive që kanë të bëjnë me:
- Revizionin i brendshëm në përputhje me ligjin dhe rregulloret e tjera dhe me sistemin dhe procedurat për revizion të brendshëm, të vendosura nga komuna, në përputhje me standardet ndërkombëtare për funksionimin profesional të revizionit të brendshëm, të pranuara nga Ministria e Financave.
- Përgatitja e planit vjetor për revizion të brendshëm, dhe pas miratimit nga Kryetari i Komunës siguron zbatimin dhe monitorimin e tij.
- Revizioni i brendshëm i rregullsisë, revizioneve financiare, sistemeve, IT dhe revizioneve të suksesit (ekonomia, efikasiteti dhe efektiviteti)
- Dorëzimi i raporteve për revizion të brendshëm të kryer tek Kryetari i Komunës dhe tek Njësia e harmonizimit të revizionit të brendshëm në Ministrinë e Financave.
- Përgatitja e raporteve vjetore për funksionimin e revizionit të brendshëm
- Vlerësimi i faktorëve të rëndësishëm të rrezikut dhe dhënia e këshillave për Kryetarin e Komunës për reduktimin e faktorëve të rrezikut
- Përcaktimi dhe vlerësimi i ekonomisë, efiçencës dhe efektivitetit në funksionimin e sistemeve të menaxhimit financiar dhe kontrollit bazuar në analizat e funksionimit
- Bën rekomandime për përmirësimin e funksionimit të administratës komunale
- Monitorimi dhe kontrolli i saktësisë dhe plotësisë së regjistrave kontabël dhe pasqyrave financiare
- Përcaktimi dhe vlerësimi i përputhshmërisë së operacionit me ligjet dhe aktet nënligjore të autoriteteve komunale
- Përgatitja e një plani strategjik revizioni, si dhe një plan të veçantë për çdo revizion individual
- Revizioni i operacioneve financiare të komunës dhe përdoruesve individualë të mjeteve buxhetore dhe harmonizimi i tyre me rregulloret ligjore.
- Rishikimi i sistemeve të kontrollit dhe gjërave tjera që do të përcaktohen në kuadër të kompetencave sipas ligjeve dhe rregulloreve tjera.
- Përgatitja e udhëzimeve të punës dhe statutit për revizion të brendshëm
- Informimi i udhëheqsit të subjektit dhe personit përgjegjës për raportimin e parregullsive apo dyshimeve për mashtrim apo korrupsion, që mund të rezultojë në procedim penal, kundërvajtje apo disiplinor.
- Përgatitja e një raporti vjetor për revizionet e kryera dhe aktivitetet e revizionit të brendshëm
- Përgatitja e një plan trajnimi për revizion të brendshëm dhe monitorimi i zbatimit të tyre, studimi dhe zbatimi i rregulloreve ligjore dhe akteve të tjera të përgjithshme në fushën e revizionit të brendshëm dhe në fushën e vetëqeverisjes lokale.
- Dhënia e rekomandimeve për përmirësimin e punës dhe procedurave të punës së subjektit, hartimi dhe miratimi i një plani strategjik dhe vjetor për revizion të brendshëm bazuar në një vlerësim objektiv të rrezikut, realizimi i revizionit të brendshëm individual në përputhje me planet e miratuara të revizionit dhe monitorimi i zbatimit të tyre.
- Përgatitja e raporteve të revizionit
- Monitorimi i zbatimit të masave të marra nga udhëheqësi i njësisë së sektorit publik bazuar në rekomandimet e dhëna në raportet e revizionit dhe
- Gjëra të tjera që do të përcaktohen në kuadër të kompetencave sipas ligjeve dhe rregulloreve tjera