Institucioni Kombëtar – ,,Muzeu i Maqedonisë Perëndimore në L.N.Ç,, – Kërçovë
Institucioni Kombëtar – Muzeu i Maqedonisë Perëndimore në L.N.Ç-Kërçovë si institucion në fushën e kulturës i formuar në vitin 1973, kurse për vizitorët u hap më 11 tetor 1980, me rastin e festës së Ditës të Kryengritjes Kombëtare.
Muzeu gjendet në qendër të qytetit të Kërçovës, i vendosur në një objekt që daton nga viti 1892.
Ekspozita e përhershme muzeale, e cila ndodhet në katin përdhesë dhe në katin e sipërm, është rreth 400 m² në një qasje të përshtatshme muzeologjike, duke përdorur dokumente, fotografi, objekte, harta, skica dhe materiale të tjera mbështetëse – në formë arkitektonike dhe artistike.
Muzeu ka këto përmbledhje muzeale: përmbledhje e objekteve historike, përmbledhjeve të objekteve arkeologjike, përmbledhje të objekteve etnologjike, përmbledhje të objekteve të artit, Fototekë, Fonotekë dhe Bibliotekë.
Orari i punës / 08:00 deri 16:00