Njësia për Tatime, Taksa, Tarifa dhe të Ardhura tjera të komunës
Njësia për Tatime, Taksa, Tarifa dhe të Ardhura tjera të komunës merret me realizimin e përgjegjësive që kanë të bëjnë me:
- Zbatimi i politikës së vendosur në fushën e përcaktimit dhe mbledhjes së tatimeve, taksave dhe tarifave të tjera.
- Monitoron dhe zbaton rregulloret ligjore dhe aktet tjera të përgjithshme në fushën e përcaktimit të burimeve të të ardhurave të komunës dhe kujdeset për pranimin e tyre.
- Monitorimi dhe zbatimi i organizimit dhe kryerjes me efikasitet të detyrave të përcaktimit dhe mbledhjes së tatimeve që janë burim i të ardhurave të komunës, taksave dhe kompenzimeve.
- Përgatitja e raporteve për mbledhjen dhe shpërndarjen e të ardhurave
- Regjistrimi në regjistrat e pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme dhe harmonizimi i rregullt i gjendjes së regjistrit të mbajtur nga Enti Shtetëror për Punë Gjeodezike dhe dërgimi në kohë i të dhënave nga regjistrat në Regjistrin Qendror të RMV-së dhe Administratës së të Ardhurave Publike.
- Përcaktimi dhe regjistrimi i detyrimeve të tatimit në pronë dhe tarifave komunale
- Realizimi i pagesës së detyruar
- Identifikimi dhe regjistrimi i pasurisë së tatimpaguesve
- Menaxhimi i përditësuar dhe efikas i regjistrave të tjerë të nevojshëm për përcaktimin dhe mbledhjen e tatimeve komunale dhe shërbimeve të tjera
- Organizimi i mbledhjes së detyruar të tatimeve, taksave dhe tarifave të tjera
- Përgatitja e raporteve, analizave dhe informacioneve për zbatimin e tatimeve lokale, taksave dhe tarifave vendore, me qëllim propozimin e masave dhe aktiviteteve të duhura.
- Propozimi i akteve për ndryshim (rritje ose ulje) të normave të tatimeve vendore brenda kuadrit ligjor
- Organizimin, koordinimin dhe pjesëmarrjen ose përgatitjen e drejtpërdrejtë të vendimeve dhe akteve të tjera
- Punë tjera që do të përcaktohen në kuadër të kompetencave sipas ligjeve dhe rregulloreve tjera