Sektori për Urbanizëm dhe Planifikim hapësinor, Zhvillim Ekonomik Lokal dhe Mbrojtjen e mjedisit jetësorë
Struktura
Njësia për Urbanizëm dhe Planifikim hapësinor
Njësia për Zhvillim Ekonomik Lokal
Njësia për Mbrojtjen e Mjedisit Jetësor
Kompetencat
Sektori për Urbanizëm dhe Planifikim hapësinor, Zhvillim Ekonomik Lokal dhe Mbrojtjen e mjedisit jetësorë merret me realizimin e kompetencave që kanë të bëjnë me:
- Çështjet që kanë të bëjnë me procedurat për miratimin e planeve të detajuara urbanistike
- Planet urbanistike për fshatrat e Komunës së Kërçovës
- Planet urbanistike jashtë zonave të banuara në komunë
- Plani i dokumentacionit urbanistik lokal dhe projektet urbanistike arkitektonike
- Çështjet që kanë të bëjnë me planifikimin urban dhe rural në komunë
- Rregullimi i tokës ndërtimore
- Rregullimi i hapësirës
- Dhënia e çertifikatave nga planet e detajuara urbanistike
- Dhënia e planeve urbanistike për fshatrat
- Planet urbanistike jashtë zonave të banuara dhe çertifikata nga dokumentacioni urbanistik vendor
- Miratime për ndërtimin e objekteve me rëndësi lokale
- Dhënia e miratimeve për vendosjen e objekteve të përkohshme dhe pajisjeve urbane dhe punimeve në lidhje me inspektimin teknik të objekteve, si dhe akte të tjera që lidhen me përdorimin, mirëmbajtjen dhe heqjen e objekteve të ndërtimit.
- Dhënia e miratimeve për ndërtimin e objekteve në kompetencë të komunës
- Dhënia e miratimeve për përdorim
- Kryerja e punimeve dhe detyrave në fushën e objekteve të ndërtuara pa leje
- Mbrojtja e mjedisit jetësorë dhe natyrës, masa për mbrojtjen dhe parandalimin e ndotjes së ujit, ajrit dhe tokës
- Planifikimi i zhvillimit ekonomik lokal dhe zbatimi i planeve në këtë fushë dhe
- Gjëra të tjera që do të përcaktohen në kuadër të kompetencave sipas ligjeve dhe rregulloreve tjera