Sektori për Mbështetje të Kryetarit të komunës
Struktura
Njësia për Diasporë, Bashkëpunim ndërkombëtar dhe Marrëdhënie me publikun
Njësia për Protokoll dhe Koordinimin e aktiviteteve të Kryetarit të komunës
Kompetencat
Sektori për Mbështetje të Kryetarit të komunës është kompetent për punët që kanë të bëjnë me:
- Punët protokolare për nevojat e Kryetarit të Komunës
- Organizimi i mbledhjeve dhe takimeve të Kryetarit të Komunës me persona të brendshëm dhe të jashtëm
- Organizimi dhe përgatitja e shënimeve dhe procesverbaleve protokolare dhe takimeve të punës dhe takimeve të Kryetarit të Komunës
- Pranimi dhe shpërndarja e postës drejtuar Kryetarit të Komunës
- Organizimi dhe informimi i opinionit dhe mediave për aktivitetet e organeve komunale, ndërmarrjeve publike dhe institucioneve publike në kompetencë të komunës.
- Pranim efikas,cilësorë dhe në kohë të propozimeve nga qytetarët dhe përgjigjija ndaj tyre.
- Organizimi dhe vendosja e informacionit në web faqen e komunës
- Kryerja e punëve teknike për nevojat e Kryetarit të Komunës
- Dhënia e propozimeve për fillimin ose nxitjen e bashkëpunimit të Komunës me qytetet tjera, me donatorë të huaj dhe vendorë, organizata dhe kreditorë, persona të punësuar përkohësisht jashtë vendit, persona me qëndrim të përkohshëm jashtë vendit dhe mërgimtarë të tjerë nga diaspora me origjinë nga territori i Komunës dhe
- Gjëra të tjera që do të përcaktohen në kuadër të kompetencave në pajtim me ligjet dhe rregulloret tjera