Sektori për Veprimtari komunale, Infrastrukturë, Trafik dhe Efikasitet e energjetik
Struktura
Njësia për Veprimtari komunale, Infrastrukturë dhe Trafik
Njësia për Efikasitet energjetik dhe Burimeve të energjisë së rinovueshme
Kompetencat
Sektori për Veprimtari komunale, Infrastrukturë, Trafik dhe Efikasitet e energjetik merret me realizimin e kompetencave që kanë të bëjnë me:
- Ndërtimi i objekteve infrastrukturore dhe kapitale, realizimi i programit të zhvillimit të tokës ndërtimore të komunës
- Realizimi i programit për ndërtimin e infrastrukturës dhe objekteve kapitale
- Puna në lidhje me ujin për pije, ujin teknologjik dhe ujërat e zeza, ndriçimin publik, mirëmbajtjen e pastërtisë publike, menaxhimin e mbetjeve, organizimin e transportit publik lokal të pasagjerëve, mirëmbajtjen e varrezave.
- Puna në lidhje me ndërtimin, mirëmbajtjen, rindërtimin dhe mbrojtjen e rrugëve lokale dhe objekteve të tjera të infrastrukturës
- Rregullimi i regjimit të komunikacionit dhe mirëmbajtja e sinjalistikës së komunikacionit rrugor
- Mirëmbajtja e gjelbërimit në sipërfaqet publike
- Mirëmbajtja dhe përdorimi i tregjeve publike
- Dezinfektim, dezinsektim dhe deratizim
- Ndërtimi, mirëmbajtja dhe shfrytëzimi i parkingjeve publike
- Mirëmbajtja dhe shfrytëzimi i parqeve
- Furnizimi i përdoruesve me gaz natyror dhe energji termike
- Ndërtimi, mirëmbajtja dhe rikonstruksioni i objekteve të ujësjellësit, rrjetit të kanalizimit, rrjetit elektrik, shtigjeve për këmbësorë, dhe këndeve të lojërave për fëmijë dhe sporteve, rregullimi i shtretërve të lumenjve.
- Përgatitja e Programit për Efikasitet Energjetik të Komunës dhe • Gjëra të tjera që do të përcaktohen në kuadër të kompetencave sipas ligjeve dhe rregulloreve tjera