Njësia për Mbikëqyrje inspektuese – Inspektorati komunal
Njësia për Mbikëqyrje inspektuese merret me realizimin e përgjegjësive që kanë të bëjnë me:
- Mbikëqyrja inspektuese mbi zbatimin e dispozitave të ligjeve dhe rregulloreve që kanë të bëjnë me administrimin e të ardhurave, higjienën komunale, mbrojtjen e mjedisit, urbanizmin dhe planifikimin hapësinor, trafikun rrugor, rrugët, veprimtarinë hotelierike dhe turistike, arsimin, strehimin dhe veprimtari të tjera të kompetencës komunale
- Mbikëqyrja e ndërmarrjeve publike të themeluara nga komuna, ndaj personave juridikë dhe fizikë të cilëve komuna u jep leje për të kryer veprimtari komunale.
- Përpilimi i procesverbalit, miratimi i vendimeve në pajtim me ligjin për procedurën e përgjithshme administrative dhe ligjin për mbikëqyrjen inspektuese dhe dërgimi i raporteve tek organet kompetente shtetërore nëse ekzistojnë kushtet për të njëjtën gjë.
- Monitoron problemet në fushat e kompetencës së komunës, bën analizën e situatës, paraqet raporte dhe jep iniciativa e propozime për zgjidhjen e tyre dhe
- Gjëra të tjera që do të përcaktohen në kuadër të kompetencave sipas ligjeve dhe rregulloreve tjera