Komisioni për urbanizëm
Komisioni për urbanizëm është i përbërë nga pesë anëtarë nga të cilët tre janë bartës të autorizimit për përgatitje të planeve urbanistike, ndërsa dy janë persona profesionalë nga lëmia e planifikimit urbanistik dhe nuk janë të punësuar në administratën komunale.
Komisioni për urbanizëm vepron pas iniciativave të parashtruara, e përgatit programin planifikues për planet urbanistike, plan rregullativ të planit urbanistik të përgjithshëm dhe dokumentacion urbanistik lokal të planifikuar për nevojat e komunës, dorëzon propozim për miratimin ose mospranimin e programit planifikues për dokumentacion urbanistik të planifikuar për nevojat e personave juridikë dhe fizikë, jep mendim profesional për propozimin e planit të përgjithshëm urbanistik, gjegjësisht në propozimin e planeve urbanistike, jep mendim profesional për propozimin e planit rregullativ të planit të përgjithshëm urbanistik, realizon prezantim publik dhe anketë publike gjatë miratimit të dokumentacioneve lokale urbanistike të planifikuar, dorëzon propozim deri te kryetari i komunës për miratimin e dokumentacionit lokal urbanistik të planifikuar dhe jep mendim për korrigjim teknik të planit urbanistik.