Njësia për Urbanizëm dhe Planifikim hapësinor
Njësia për Urbanizëm dhe Planifikim hapësinor merret me realizimin e përgjegjësive që kanë të bëjnë me:
- Propozimi dhe realizimi i programit për rregullimin e hapësirës në komunë
- Dhënia e propozimeve dhe mendimeve lidhur me procedurën për miratimin e planeve urbanistike në komunë
- Iniciativë dhe propozime për miratimin dhe ndryshimin e planeve urbanistike në komunë
- Monitorimi dhe zbatimi i procedurës për miratimin e planeve të reja urbanistike, planeve urbanistike jashtë vendbanimit dhe planeve urbanistike për fshatrat e komunës.
- Zbatimi i planeve dhe projekteve urbanistike
- Çështjet që kanë të bëjnë me planifikimin urbanistik dhe rural në komunë
- Përgatitja e bazës së informacionit dhe dokumentacionit për përgatitjen, miratimin ose ndryshimin e planeve të detajuara urbanistike në komunë.
- Propozimi dhe vendosja e standardeve për ngritjen e objekteve të përkohshme, mobiljeve dhe pajisjeve urbane në territorin e komunës.
- Përgatitja e pëlqimeve për vendosjen e objekteve të përkohshme, mobiljeve dhe pajisjeve urbane në territorin e komunës
- Përgatitja e akteve, materialeve ekspertiza-analitike dhe materiale të tjera në fushën e urbanizmit dhe planifikimit hapësinor.
- Përgatitja dhe dhënia e çertifikatës nga dokumentacioni i planit
- Përgatitija dhe dhënia e miratimeve për ndërtimin e objekteve me rëndësi vendore
- Përgatitja dhe dhënia e lejeve për shfrytëzimin e objekteve me rëndësi vendore
- Përgatitja dhe dhënia e miratimeve për përshtatjen e objekteve me rëndësi vendore
- Përgatitja dhe dhënia e miratimeve për shëndërrimin e objekteve me rëndësi vendore
- Përgatitja dhe nxjerrja e protokolleve
- Përcakton vlefshmërinë e akteve administrative të nxjerra dhe
- Punë të tjera që do të përcaktohen në kuadër të kompetencave sipas ligjeve dhe rregulloreve tjera