Njoftim për publikun
Komuna e Kërçovës i fton të gjithë personat fizikë që japin me qira shtëpi, banesa, dhoma ose apartamente për akomodim gjatë natës, në përputhje me Ligjin për veprimtari hoteliere („Gazeta Zyrtare e RM-së“ nr. 62/04 dhe 16/25), të paraqesin kërkesë për regjistrim në Regjistrin e veprimtarisë hoteliere.
Pas marrjes së Aktvendimit nga ana e Kryetarit të Komunës së Kërçovës, është e nevojshme të parashtrohet edhe kërkesë për kategorizimin e objektit të akomodimit.
Për këtë qëllim është formuar komision kompetent, i cili do të kryejë inspektim në vendngjarje, pas së cilës, në përputhje me raportin e përgatitur, Kryetari i Komunës nxjerr Aktvendim për kategorizimin e kryer të objektit të akomodimit.
I njoftojmë të gjithë personat fizikë se, nëse konstatohen duke ushtruar veprimtari të dhënies me qira të objekteve për akomodim gjatë natës pa siguruar më parë aktvendimet përkatëse, do të sanksionohen në përputhje me ligjet dhe dispozitat ligjore në fuqi.
Për të gjitha informacionet shtesë, qytetarët e interesuar mund të drejtohen në hapësirat e Komunës së Kërçovës, zyra nr. 27 – Inspektorati.