Rikonstruimi i plotë i rrugës në fshatin Kozicë të Kërçovës
Sot, së bashku me deputetin në Kuvendin e Maqedonisë, z. Gjorgjija Sajkoski, kryem inspektim të aktiviteteve për rikonstruimin e plotë të rrugës në fshatin Kozicë të Kërçovës.
Pas gati 30 vitesh kërkesash të “Shoqatës për Zhvillim nga fshati Kozicë”, konkretisht që nga viti i largët 1996, asfalti i vjetër i rrënuar i kalon të kaluarës, ndërsa në vendin e tij po ndërtohet asfalt krejtësisht i ri, i cili do t’u mundësojë banorëve një jetë të përditshme më të sigurt dhe me cilësi më të lartë.
Si vetëqeverisje lokale, vazhdojmë të punojmë me përkushtim për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në çdo vendbanim, sepse çdo fshat, pa përjashtim, meriton kushte jetese dinjitoze dhe zhvillim të balancuar.