Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Me respekt për kolosin: Komuna e Kërçovës fton qytetarët në marshin „Lule për Racinon“

Të nderuar qytetarë,

Me rastin e përkujtimit të figurës dhe veprës së kolosit Koço Racin, i cili tradicionalisht do të mbahet më 13 qershor në Llopushnik, Komuna e Kërçovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve të interesuar që planifikojnë të marrin pjesë në këtë ngjarje dhe në marshin tradicional malor “Lule për Racinin”, që ta paraqesin me kohë pjesëmarrjen e tyre.

Paraqitja është e nevojshme për një organizim më të mirë të ngjarjes, duke pasur parasysh se për të pranishmit do të sigurohen drekë dhe pije, me qëllim që të gjithë pjesëmarrësit dhe mysafirët të priten në mënyrë të përshtatshme.

Në veçanti, i lusim të paraqiten qytetarët që planifikojnë të udhëtojnë drejt Llopushnikut me automjetet e tyre private, në mënyrë që organizatorët të kenë pasqyrë të qartë për numrin e përgjithshëm të të pranishmëve dhe për mënyrën e arritjes së pjesëmarrësve.

I lusim qytetarët që pjesëmarrjen e tyre ta paraqesin më së voni deri më 10.06.2026, në numrin e telefonit: 075 654 135 – person për kontakt: Mihajlo Petreski.

Me paraqitjen në kohë do të ndihmoni në përcaktimin e saktë të numrit të pjesëmarrësve dhe në organizimin dinjitoz të këtij përkujtimi tradicional.

Së bashku ta vazhdojmë traditën dhe të nderojmë poetin, revolucionarin dhe kolosin e madh maqedonas, Koço Racin.

Back to top