Përfaqësuesit e pushtetit lokal morën pjesë në mbledhjen e Komitetit të Përbashkët Konsultativ në Bruksel
Bruksel, 3 qershor 2026 – Në Bruksel u zhvillua mbledhja e Komitetit të Përbashkët Konsultativ pranë Komitetit Evropian të Rajoneve, e dedikuar për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet autoriteteve lokale dhe institucioneve evropiane.
Në këtë mbledhje, së bashku me përfaqësues nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe vendet kandidate, u diskutua për shkëmbimin e përvojave, avancimin e politikave lokale, si dhe për sfidat aktuale në procesin e integrimit evropian.
Gjatë diskutimeve u theksua se komunat luajnë një rol të rëndësishëm dhe kyç në zbatimin e reformave dhe në përafrimin me standardet evropiane. Prandaj, në fokus të këtij takimi ishin proceset reformuese, zhvillimi lokal dhe hapat e mëtejshëm drejt anëtarësimit me të drejta të plota në Bashkimin Evropian.
Maqedonia mbetet plotësisht e përkushtuar në rrugën evropiane, me ç’rast vetëqeverisja lokale konfirmohet si një partner i rëndësishëm dhe i domosdoshëm në realizimin e këtij qëllimi strategjik.