Ftesë për thirrjen e mbledhjes së parë të trupit Participativ nga fusha e urbanizmit të Komunës së Kërçovës
Thirret mbledhja e parë e trupit Participativ nga fusha e urbanizmit të Komunës së Kërçovës për ditën 28.05.2026 me fillim nga ora 14:00 në hapësirat punuese të Komunës së Kërçovës.
Për mbledhje e parë propozohet rendi ditor vijues:
- Zgjedhja e Kryetarit të trupit Participativ nga fusha e urbanizmit të Komunës së Kërçovës
- Zgjedhja e Zëvendës kryetarit të trupit Participativ nga fusha e urbanizmit të Komunës së Kërçovës
- Propozim për Programën projektuese për Projektin urbanistik jashtë përfshirjes së planit urbanistik për zhvendosjen e rezervoarit për furnizim me ujë dhe zhvendosjen e linjave të ujësjellësit në fsh.Izvor, KK Dushogubica, KK Klenoec, Komuna e Kërçovës me nr.tek.PRR 009-03-25 nga Prilli 2026, hartuar nga Instituti i ndërtimit “Makedonija” SHA-Shkup.
- Verzioni punues i Projektit urbanistik jashtë përfshirjes së planit urbanistik për formimin e parcelës ndërtimore me destinim E1.5 – Rezervoar për ujë të pijshëm në pjesë të PK nr.613 KK Osoj jashtë qyteti Komuna e Kërçovës, hartuar nga ,,GOPLAN-PRO” SHPK Bellovishte Gostivar me nr.tek.24/26 nga 2/26.
- Të ndryshme
Në rast pamundësie për praninë e Juaj në mbledhje, është e pëlqyeshme të njëjtën ta lajmëroni paraprakisht.