Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Trupi participativ nga fusha e urbanizmit të Komunës së Kërçovës është formuar për sigurimin e inkluzivitetit, participimit dhe publikut në procesin e planifikimit urbanistik.

Trupi participativ nga fusha e urbanizmit të Komunës së Kërçovës i përfaqëson të gjitha interesat e ndryshme dhe grupet e interesit në bashkësinë lokale dhe i përcjell qëndrimet, mendimet dhe nevojat e qytetarëve dhe personave juridik, i ndjek gjendjet në planifikim përmes dhënies së iniciativave, udhëzimeve dhe sugjerimeve për përgatitjen e zgjidhjeve planore dhe në procedurën e hartimit dhe miratimit të planeve, i shqyrton programet planore dhe zgjidhjet planore të planeve urbanistike në versionin e tyre të punës.

Trupi participativ nga fusha e urbanizmit të Komunës së Kërçovës ka rol konsultativ, ndërsa pjesëmarrja e personave anëtarë në trupin participativ është në bazë vullnetare.

Për anëtarë të trupit Participativ nga fusha e urbanizmit të Komunës së Kërçovës zgjidhe:

– anëtarët e Komisiont për urbanizëm të Komunës së Kërçovës, të emëruar me Aktvendim nr. 10-3739/1 nga dt.22.12.2025 nga ana e Kryetarit të Komunës së Kërçovës. Secili ndryshim i përbërjes së Komisionit për urbanizëm pasqyrohet edhe në përbërjen e trupit Participativ.

-përfaqësues nga çdo Bashkësi urbane dhe çdo Bashkësi Lokale në Komunës e Kërçovës territori i së cilës është pjesë e përfshirjes projektuese/planore të planit urbanistik që është lëndë shqyrtimi.

-së paku një person profesional i punësuar në personin juridik që e harton planin urbanistik që është lëndë shqyrtimi.

– persona të paraqitur vullnetarisht:

  1. Igor Diçoski – qytetar i interesuar
  2. Jovan Sofronievski – qytetar i interesuar
  3. Goce Treneski – qytetar i interesuar
  4. Igor Lazarovski – qytetar i interesuar
  5. Daniel Gjurçinoski – qytetar i interesuar
  6. Stevo Stefanoski – person professional i fushës së urbanizmit
  7. Alija Zulbearoski – përfaqësues i Odës ekonomike rajonale

Puna e personave të përzgjedur në trupin Participativ nga fusha e urbanizmit të Komunës së Kërçovës rregullohet me Rregulloren për punë nr.08-1165/28 nga dt.12.03.2026.

Mandati i anëtarëve të zgjedhur të trupit Participativ nga fusha e urbanizmit të Komunës së Kërçovës është 4 vjet. Pjesëmarrja e personave të punësuar në Komunën e Kërçovës në trupin Participativ është sipas detyrës zyrtare, ndërsa për personat të cilët nuk janë të punësuar në Komunë, pjesëmarrja është në bazë vullnetar. Për punën në trupin Participativ nuk parashihet kompensim.

Back to top