U mbajt seanca konstituive e Trupit Participativ nga fusha e urbanizmit të Komunës së Kërçovës
Trupi Participativ nga fusha e urbanizmit, i iniciuar nga Komuna e Kërçovës, të enjten, më 28.05.2026, mbajti seancën e tij të parë konstituive. Në këtë seancë të parë u zgjodhën ushtruesit e detyrës për pozitat kryetar dhe zëvendëskryetar.
Ngjarjen e hapi kryetari i Komisionit për Urbanizëm të Komunës së Kërçovës, Riste Llazarovski, i cili falënderoi anëtarët e zgjedhur për interesimin dhe pjesëmarrjen në Trupin Participativ, duke theksuar se kjo paraqet ndihmë të drejtpërdrejtë në transformimin e Komunës në një institucion modern dhe transparent, në shërbim të qytetarëve.
Qëllimi themelor i këtij trupi qytetar është të sigurojë gjithëpërfshirje, pjesëmarrje dhe transparencë publike në proceset e planifikimit urbanistik në Komunën e Kërçovës.
Pas zgjedhjes së Jovan Sofronievskit për kryetar dhe Igor Llazarovskit për zëvendëskryetar, u diskutua për më shumë tema nga fusha e urbanizmit në Komunën e Kërçovës.
Në një atmosferë pozitive, me diskutime të shumta dhe propozime konstruktive, u përmbyll seanca e parë e këtij trupi qytetar për çështje nga fusha e urbanizmit.