Gëzim dhe buzëqeshje fëmijërore në Komunën e Kërçovës
Sot, hapësirat e Komunës së Kërçovës ishin të mbushura me gëzim fëmijëror, buzëqeshje të sinqerta dhe energji të mrekullueshme, falë vizitës së fëmijëve nga kopshti „Olga Miceska“, të cilët u pritën ngrohtësisht nga Kryetari i Komunës .
Këta vizitorë të vegjël janë shpresa jonë më e bukur dhe e ardhmja jonë më e sigurt – mes tyre janë inxhinierët, mjekët, mësuesit, deputetët dhe njerëzit që nesër do ta ndërtojnë shoqërinë tonë.
Pikërisht për këtë arsye, çdo buzëqeshje fëmijërore është një kujtesë se duhet të investojmë në fëmijërinë, edukimin dhe arsimimin e tyre, sepse tek ata qëndron e ardhmja e Kërçovës.
I falënderojmë fëmijët dhe të punësuarit e „Olga Miceska“ për këtë vizitë të mrekullueshme dhe për ngrohtësinë që sollën në Komunë.