Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Sot, në Shtëpinë e Kulturës në Kërçovë, me fillim, u mbajt festivali për fëmijë “SI-DO”

Sot, në Shtëpinë e Kulturës në Kërçovë, me fillim, u mbajt festivali për fëmijë “SI-DO”, një ngjarje e mbushur me muzikë, gëzim fëmijësh, energji pozitive dhe paraqitje të mrekullueshm

Në skenë shkëlqyen fëmijët e talentuar, të cilët me këngët, buzëqeshjet dhe emocionet e tyre të sinqerta e zbukuruan atmosferën dhe dëshmuan edhe një herë se kreativiteti i fëmijëve është stolia më e bukur e çdo komuniteti.

Ngjarje të tilla kanë rëndësi të veçantë, sepse nxisin talentin e fëmijëve, dashurinë për muzikën dhe paraqitjen skenike, duke krijuar njëkohësisht kujtime të bukura për më të vegjlit.

Urime për të gjithë pjesëmarrësit, organizatorët dhe mbështetësit e festivalit “SI-DO”.

Le të vazhdojë kënga e fëmijëve të jehojë dhe të sjellë gëzim në qytetin tonë!

Back to top