Kampion I vogël me zemër të madhe
Kryetari i Komunës së Kërçovës, Dr. Aleksandar Jovanovski, realizoi sot një takim me kickboksierin e ri dhe të talentuar Mihail Boškovski, të cilit i ndau edhe një pllaketë mirënjohjeje si vlerësim për suksesin e tij të jashtëzakonshëm sportiv.
Mihaili, ndonëse është vetëm 9 vjeç, tashmë me krenari mban epitetin kampion në Kick Boks. Ai është me origjinë nga Kërçova dhe është anëtar i klubit të kickboksit Kickboxing – Muay Thai Club “TITAN PRO” Skopje.
Në Kampionatin Kombëtar të Kick Boksit, të mbajtur më 01.03.2026 në QSK “Jane Sandanski” – Shkup, Mihaili fitoi medalje të artë dhe dëshmoi shpirt të jashtëzakonshëm garues, disiplinë dhe talent.
Me epërsi absolute, ai e përfundoi ndeshjen në kategorinë deri në 33 kg (fëmijë), në disiplinën Kick Light, duke konfirmuar se përpara tij qëndron një e ardhme e ndritur sportive.
Komuna e Kërçovës është krenare për kampionët e saj të rinj, të cilët me punë, përkushtim dhe dashuri për sportin janë shembull i vërtetë për të gjitha gjeneratat.
I urojmë Mihailit edhe shumë fitore, medalje dhe suksese në të ardhmen!
Kërçova ka me çfarë të krenohet!