Në bashkëpunim me NP ‘Komunalec’, u organizua një takim pune me subjektet juridike—Hotele, Markete dhe Restorante
Me ftesë të Komunës së Kërçovës, në bashkëpunim me NP ‘Komunalec‘, u organizua një takim pune me subjektet juridike—Hotele, Markete dhe Restorante—me qëllim që të dëgjohen problemet dhe të shqyrtohen mendimet rreth zbatimit të Planit Lokal të Veprimit për Menaxhimin e Mbetjeve.