Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Gjatë ditës së djeshme, Komunën e Kërçovës e vizitoi një delegacion nga Komuna e Klosit, Republika e Shqipërisë, i udhëhequr nga kryetarja e komunës Valbona Kola

Në takimin e punës u shkëmbyen ide, përvoja dhe mundësi për vendosjen dhe thellimin e bashkëpunimit ndërkomunal, me theks të veçantë në përgatitjen e një projekti të përbashkët nga fusha e mbrojtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore.

Aktivitetet e planifikuara do të jenë në përputhje me thirrjen e re publike në kuadër të programit IPA për bashkëpunim ndërkufitar, shpallja e të cilës pritet të bëhet gjatë muajit qershor.

Komuna e Kërçovës vazhdon të ndërtojë në mënyrë aktive partneritete dhe bashkëpunim rajonal me qëllim realizimin e projekteve që do të kontribuojnë në zhvillimin e kulturës, turizmit dhe zhvillimit ekonomik lokal.

Back to top