Ftesë për dorëzimin e zgjidhjeve ideore për konkurs për zgjedhjen e zgjidhjes ideore arkitektonike për rekonstruim, zgjerim dhe dizajn urban të sheshit ekzistues në Kërçovë
Të nderuar,
Komuna e Kërçovës me seli në rr. „Boris Kidriç“ nr. 2, 6250 Kërçovë, telefoni 045/220-020, posta elektronike: kicevo2025@kicevo.gov.mk, adresa e internetit www.kicevo.gov.mk, ka nevojë për zbatimin e një konkursi për përzgjedhjen e zgjidhjes ideore arkitektonike për rekonstruimin, zgjerimin dhe dizajn urban të sheshit ekzistues në Kërçovë. Për këtë qëllim, në përputhje me nenin 124 paragrafi 1, pika 6 të Ligjit për prokurime publike (“Gazeta Zyrtare e RMV-së” nr. 24/2019 dhe 87/2021) Komuna e Kërçovës zbaton konkurs për përzgjedhjen e zgjidhjes ideore.
Ju lutemi të na dorëzoni zgjidhjen e Juaj ideore dhe arkitektonike për lëndën e lartpërmendur të konkursit, më së voni deri më 06.04.2026 vit, në ora 12:00 (sipas kohës lokale), me postë në adresën e mësipërme ose personalisht, me dorëzim në arkivin e Komunës së Kërçovës.
Me këtë ftesë Ju dërgojmë dokumentacionin e konkursit, i cili përmban të gjitha informatat që do t’ju ndihmojnë për përgatitjen e zgjidhjes ideore. Dokumentacioni i tenderit është bashkëngjitur, ndërsa vetë oferta është e disponueshme në Sistemin Elektronik të Prokurimit Publik, përkatësisht në linkun
Hapja e zgjidhjeve ideore nuk do të jetë publike dhe do të bëhet në datën dhe orën e përcaktuar si afat i fundit për dorëzimin e zgjidhjeve ideore, në ambientet e Komunës së Kërçovës. Vlerësimin e projekteve të paraqitura në konkursin për përzgjedhjen e zgjidhjes ideore e kryen komisioni.
Komuna e Kërçovës do të ndajë:
- çmimin e parë për zgjidhjen ideore më të mirë të përzgjedhur, në vlerë prej 100.000,oo denarë;
- çmimin e dytë për zgjidhje ideore të përzgjedhur, në vlerë prej 50.000,oo denarë;
- çmimin e tretë për zgjidhje ideore të përzgjedhur, në vlerë prej 30.000,oo denarë.