Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Thirrje publike për mbledhjen e kërkesave për shfrytëzimin e mjeteve nga Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2024, të përcaktuara për mbështetjen e shoqatave kulturore

Në bazë të Programit për financimin e aktiviteteve nga lëmia e kulturës, nga interesi i Komunës së Kërçovës dhe përkrahje e shoqatave të qytetarëve për vitin 2024 ( “Fletorja Zyrtare e Komunës së Kërҫovës” nr. 1/2024), Komuna e Kërçovës shpall:

THIRRJE PUBLIKE
për mbledhjen e kërkesave për shfrytëzimin e mjeteve nga Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2024, të përcaktuara për mbështetjen e shoqatave kulturore

Shpërndarja e mjeteve nga Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2024, në pajtim me Programin për financimin e aktiviteteve nga lëmia e kulturës, nga interesi i Komunës së Kërçovës dhe përkrahje e shoqatave kulturore për vitin 2024 nr. 08-204/16 nga dt. 31.01.2024, mjetet e përcaktuara për financimin e aktiviteteve kulturore, do të bëhet në bazë të kritereve dhe përparësive sipas Metodologjisë nr. 03-1070/1 nga dt. 11.04.2024 të dhëna në këtë thirrje.

1. Lloji i projekteve që do të mbështeten

Mjetet nga Buxheti i Komunës së Kërçovës, do të shfrytëzohen për financimin e aktiviteteve programore të shoqatave kulturore, për projekte nga këto kategori:

Mbështetjen e projekteve dhe aktiviteteve për organizimin e festivaleve, shënimin e ngjarjeve jubilare dhe datave të rëndësishme, financimi i manifestimeve kulturore, inkurajimin e krijimtarisë bashkëkohore dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.

2. Mjetet e parapara

Për financimin e aktiviteteve programore të ofruara, në pajtim me thirrjen, do të shfrytëzohen mjete nga Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2024, në vlerë prej 3.000.000 den.

3. Dorëzimi i raportit

Shoqatave kulturore do t’ju jepen mjete në pajtim me Programin për financimin e aktiviteteve nga lëmia e kulturës, nga interesi i Komunës së Kërçovës dhe përkrahje e shoqatave të qytetarëve për vitin 2024 dhe pas përfundimit të aktiviteteve të veta programore, shoqatat do të dorëzojnë Raport për shfrytëzimin e mjeteve, deri te Sektori për Financa në Komunën e Kërçovës.

4. Kriteret themelore organizative

Kriteret themelore organizative të cilat duhet t’i përmbushin shoqatat kulturore që do të marrin pjesë në këtë thirrje janë:

  • Kapaciteti i organizatës
  • Relevanca e aksionit të ndërmarrë
  •  Efektet në mjedis
  • Qëndrueshmëria e projektit
  • Pjesëmarrje vetanake në kofinansim (me kohë, pajisje, burime njerëzore)
  • Konzistenca e projektit (qëllimet, aktivitetet, rezultatet, buxheti)
  • Ndarja e saktë e roleve të partnerëve

5. Dokumentacioni i nevojshëm të cilin shoqatat duhet ta dorëzojnë me Paraqitjen për mbështetje financiare të shoqatave  të qytetare dhe fondacioneve:

    Shoqatat dhe fondacionet të cilat marrin pjesë në shpallje, duhet të paraqesin:

  1. Fletëparaqitje për mbështetje financiare;
  2. Buxhetaplikimin;
  3. Aktvendim për regjistrimin e shoqatave;
  4. Raport për mjetet e fituara nga Buxheti i Komunës së Kërҫovës në vitet e kaluara fiskale dhe mënyrën e realizimit të tyre (nëse shoqata ka qenë shfrytëzuese e mjeteve të ndara nga Buxheti i Komunës së Kërҫovës).

Shoqatat qytetare mund të dorëzojnë vetëm një paraqitje për përkrahje financiare për projekt ose manifestim.

Vërejtje: Paraqitjet e dokumenteve të pa plotësuara dhe pas përfundimit të afatit të paraparë nuk do të shqyrtohen! Shtojcat e dorëzuara nuk do të kthehen.

6. Afati dhe mënyra e dorëzimit të paraqitjes

Afati për dorëzimin e paraqitjeve është më së voni deri më dt. 23.05.2024 (e enjte), deri në ora 15:00.

Paraqitja me dokumentacionin gjithëpërfshirës, të dorëzohet përmes postës, në adresën:

Komuna e Kërçovës, rr. “Boris Kidriç” nr.2, 6250 Kërçovë, ose në Arkivin e Komunës nga ora 10:00 deri në ora 15:00, me shënimin – Për mbështetjen e shoqatave kulturore për vitin 2024.

Shoqatat kulturore pjesëmarrëse në thirrjen publike, do të jenë të informuara për rezultatet pas publikimit të vendimit për shpërndarjen e mjeteve në “Fletoren zyrtare të Komunës së Kërçovës”. Emrat e shoqatave të cilat kanë fituar mjete për projektet, do të publikohen në faqen elektronike të Komunës së  Kërçovës. Paraqitjet për mbështetje financiare të shoqatave dhe ekzemplari për Propozimprojektin, do të mund të merren në ueb faqen e Komunës së Kërçovës www.kercova.gov.mk

Back to top