Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Filloi projekti për rikonstruimin e objektit të Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit (NJTKZ) Kërçovë

Komuna e Kërçovës ka nisur zyrtarisht projektin për rikonstruksionin e objektit të Njësia Territoriale e Mbrojtjes nga Zjarri (NJTKZ) Kërçovë.

Me këtë rindërtim investohet në përmirësimin e kushteve të punës për pjesëtarët e NJTKZ Kërçovë, të cilët për vite me radhë e kanë ushtruar detyrën e tyre në kushte të papërshtatshme dhe jo dinjitoze, pavarësisht rolit të tyre kyç në mbrojtjen e jetëve dhe pasurisë së qytetarëve.

Projekti realizohet me këta parametra:

Investitor: Komuna e Kërçovës
Zbatues: Euroinvest Mediu
Mbikëqyrës: Investing Radovish
Vlera e kontratës: 27.435.173,13 denarë

Kjo veprimtari përbën pjesë të angazhimeve më të gjera të Komunës së Kërçovës për zgjidhjen e çështjeve infrastrukturore të neglizhuara prej kohësh dhe për avancimin e shërbimeve publike.

Komuna e Kërçovës mbetet e përkushtuar ndaj punës së përgjegjshme dhe transparente, me një vizion të qartë për përmirësimin e cilësisë së jetës për të gjithë qytetarët.

Back to top