Takim produktiv me drejtorët e shkollave në Komunën e Kërçovës
Sot Kryetari i Komunës zhvilloi një takim pune produktiv me drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme në territorin e Komunës së Kërçovës, ku u trajtuan sfidat dhe prioritetet aktuale në arsim, si dhe masat për përmirësimin e kushteve për nxënësit dhe stafin arsimor.
Lajm i mirë për ngrohjen: Së shpejti do të tejkalohet problemi me sistemin e ngrohjes në shkollat “Drita” dhe “Mirko Mileski”, ku ngrohja do të kalojë në energji elektrike në vend të naftës.
Me këtë ndryshim do të arrihet:
- ngrohje më e qëndrueshme dhe më efikase
- ulje e ndjeshme e ndotjes së mjedisit
- kushte më të mira për punë dhe mësim