Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

U sigurua një banjë mobile për të prekurit nga përmbytjet me mbështetje nga ARM

Në kushte të gjendjes së krizës, solidariteti dhe mbështetja e shpejtë janë të një rëndësie kyçe.

Me qëllim sigurimin e kushteve më të mira dhe më dinjitoze për personat e prekur nga përmbytjet, të cilët janë të strehuar përkohësisht në sallën sportive “Hristo Uzunov”, Kryetari i Komunës, në koordinim dhe bashkëpunim me Shtabin e Përgjithshëm të ARM-së dhe kazermën “Çede Filipovski-Damë”, mundësoi një banjë të lëvizshme për dushim, konkretisht: dy cisterna, një banjë të lëvizshme me dhomë zhveshjeje, si dhe një mjet teknik i pajisur me bojlerë (për sigurimin e ujit të ngrohtë).

Komuna e Kërçovës shpreh mirënjohje të sinqertë ndaj Shtabit të Përgjithshëm të ARM-së për reagimin e shpejtë dhe ndihmën e pakursyer, e cila kontribuon ndjeshëm në tejkalimin më të lehtë të pasojave nga përmbytjet.

Back to top