Aktivitete të koordinuara për ndihmë në lagjen Karposh
Sot, Kryetari i Komunës ishte i pranishëm në vendin e ndërhyrjeve në lagjen Karposh, ku ekipet e Njësisë Territoriale të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (TPPË) po vepronin intensivisht pas njoftimeve për shtëpi të përmbytura. Së bashku me Kryetarin e Komunës ishin edhe Drejtori i NPК “Komunalec” – Kërçovë, Bojan Stojkoski, si dhe Komandanti i TPPË-së, ndërsa në vendngjarje u ndoq nga afër situata, u koordinuan aktivitetet dhe u dhanë udhëzime për ofrimin sa më të shpejtë dhe sa më efikas të ndihmës për familjet e prekura.
Në kuadër të bashkëpunimit ndërkomunal dhe solidaritetit, në ndihmë mbërritën edhe zjarrfikës nga Kavadarci, të cilët u përfshinë në aktivitetet në terren.
Me udhëzim të Kryetarit të Komunës Mitko Jançev, nga Kavadarci u dërguan 6 zjarrfikës, 2 automjete, 6 pompa dhe pajisje shtesë për mbështetje të ndërhyrjeve.
Komuna e Kërçovës shpreh mirënjohje të sinqertë ndaj Kryetarit të Komunës së Kavadarcit dhe ekipeve për reagimin e shpejtë dhe ndihmën e pakursyer, si dhe ndaj të gjitha shërbimeve që janë të angazhuara në përballimin e situatës.
U bëjmë thirrje qytetarëve për kujdes dhe qetësi, ndërsa për çdo nevojë urgjente të njoftojnë përmes shërbimeve kompetente.
Po ashtu, Komuna e Kërçovës mbetet në koordinim të vazhdueshëm me institucionet kompetente dhe shërbimet në terren, me qëllim që situata të stabilizohet sa më shpejt të jetë e mundur dhe të sigurohet mbështetje në kohë për qytetarët.