APEL
për banorët e Komunës së Kërçovës
Ju kujtojmë për përgjegjësi maksimale, ndjekje dhe praktikim të vazhdueshëm të rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Ju kujtojmë se të gjithë qytetarët kanë detyrimin të respektojnë masat për mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse personale, të mbajnë distancë dhe higjenë, në mënyrë që të mos rrezikojnë shëndetin e më të dashurve të tyre, sidomos të moshuarve, si dhe atyre bashkëqytetarëve që kanë sëmundje kronike.
U bëjmë thirrje bashkëqytetarëve tanë që janë duke punuar përkohësisht jashtë vendit dhe që në periudhën e ardhshme zakonisht i kalojnë pushimet në vendlindjet e tyre, të qëndrojnë në rrethin familjar dhe përgjatë situatës aktuale me koronavirusin të kenë shkallën më të lartë të seriozitetit dhe me respekt të plotë e të qëndrueshëm të respektojnë masat e përshkruara për të mbrojtur shëndetin e tyre, të të afërmëve
dhe nëpunësve shëndetësor.
Tani nuk është koha për ndonjë grupim, nuk është koha për festime masive. Çdo tubim më i madh nënkupton një rrezik në rritje të infeksionit dhe përhapjes së re të koronavirusit.
Respektimi i këtyre masave do të kontribuojë shumë në parandalimin e përhapjes së sëmundjes ngjitëse KOVID-19, ndërkaq përgjegjësia jonë këtë dimër, me siguri se do të çojë që të kemi verën e ardhshme më të qetë dhe më të sigurt.
Komuna e Kërçovës
Shtabi Komunal për Kriza