Rruga kryesore që lidh dy fshatrat Drogomisht i Madh dhe i Vogël do të zgjerohet dhe riparohet tërsisht
Me kërkesë të banorëve, rruga kryesore që lidh dy fshatrat Drogomisht i Madh dhe i Vogël do të zgjerohet dhe riparohet tërsisht.
Zgjerimi i hyrjes kryesore nga rruga kryesore magistrale deri në hyrje të dy fshatrave do tu mundësojë banorëve të kësaj ane lëvizje dhe kalim dykahësh.
Ky investim i bërë nga Komuna e Kërçovës është një kërkesë e përbashkët e banorëve të kësaj ane për të patur lehtësim dhe qarkullim më të mirë të trafikut për të plotësuar kërkesat e tyre.